Kryeministri sllovak, Robert Fico beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë shumë shpejt.
“Ekziston një probabilitet i lartë që lufta në Ukrainë të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore. Unë pres disa indikacione nesër, sepse papritmas u shfaq tema e ftesës së Ukrainës në NATO”, tha ai në komisionin parlamentar.
Fico do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian. Aty do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është ftuar t’u shpjegojë planin e fitores udhëheqësve evropianë.
Lideri ukrainas për herë të parë sot në parlamentin e vendit të tij i shpalli detajet e Planit të Fitores, shkruan Reuters.
Plani përfshin pesë pika – ftesën për anëtarësim në NATO, aspektin mbrojtës, parandalimin jobërthamor të agresionit rus, aspektin ekonomik dhe arkitekturën e sigurisë pas luftës. Tri shtesa të planit kanë mbetur konfidenciale, por janë ndarë me partnerët perëndimorë.
Fico ka thënë vazhdimisht se do të bllokojë hyrjen e Ukrainës në NATO për sa kohë të jetë kreu i qeverisë sllovake.
Që kur fitoi zgjedhjet e vjeshtës së kaluar, Fico ka ndryshuar politikën e qeverisë së mëparshme për të ofruar mbështetje materiale për Ukrainën në luftën e saj me fuqinë agresore dhe në vend të kësaj premtoi se qeveria nuk do të dërgonte “asnjë plumb të vetëm” në Ukrainë./tch/
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...