Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin, ka thënë kryebashkiaku lokal.
Në një deklaratë në Telegram, kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha: “Sapo pata nderin të takohem me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili erdhi në Irpin për të parë me sytë e tij të gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i kanë shkaktuar qytetit tonë”.
Qyteti ukrainas, Irpin, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, u mbajt përkohësisht nga trupat ruse në fillim të luftës përpara se të tërhiqeshin nga rajoni.
Vizita e Trudeau-t vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.
Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t’i ofruar ndihmë sigurie Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Vizitë të paparalajmëruar gjatë ditës së sotme kishte bërë në Ukrainë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
Ajo udhëtoi për në Uzhhorod të Ukrainës ku u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska.
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...