Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu u dërgua me ugjencë në spital të shtunën.
Zyra e shtypit e kreut të qeverisë njoftoi se ai ishte në gjendje të mirë dhe se i ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Njoftimi erdhi pasi mediat locale njoftuan se zoti Netanjahu ishte ndjerë keq dhe ishte dërguar menjëherë në spital.
Beniamin Netanjahu, 73 vjeç, ndodhet në spitalin Sheba në Tel Hashomer, afër Tel Avivit, sipas një deklarate të shkurtër nga zyra e tij.
Mediat izraelite thanë se ai ishte i vetëdijshëm ndërsa po dërgohej në spital nga rezidenca e tij private në qytetin bregdetar të Cezarenës./voa/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...