Google ADS

Kryeministri Izraelit kundër marrëveshjes me Iranin

16:52 | 4 Mars 2015
Arbresh.info

Në fjalimin e mbajtur para Kongresit amerikan, kryeministri Izraelit Netanyahu u shpreh kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin duke e quajtur si diqka me efekt te kundërt.

“Kjo marrëveshje nuk do ta bllokojë Iranin drejt prodhimit të armëve nukleare por do t’i hapë rrugën” tha Netanyahu, “Atëher pse duhet të jemi të detyruar që ta nënshkrujajmë një marrëveshje të tilë?”

Me gjithë përçarjen që shkaktoi ky fjalim në mes të dy grupeve kryesore të hebrejve-amerikanë dhe demokratëve-hebre, kryeministri Izraelit njëkohësisht lavdëroi presidentin Obama.

Duartrokitjet e kongresmeneve amerikan nuk kishin të ndalur kur Netanyahu shprehi mirenjohje ndaj veprave të Presidentit Obama duke thënë se ndoshta shum gjëra nuk janë të njohura për publikun por se janë shumë të njohura për Netanyahun.

“Më vjen shumë keq, që disa e kanë keqkuptuar ardhjen time këtu si për qëllime politike edhe pse ky anjëher nuk ka qenë qellimi im”, tha Netanyahu, duke falemnderuar republikanët dhe demokratët për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve kan qene gjithmone pertej politikes dhe shpresojme që ashtu do te qëndrojmë edhe në të ardhmen” tha ai.

Netanyahu ka dsikutuar për mundësinë e ndalimit të Iranit per posedimin dhe prodhim e armëve bërthamore.

“Irani është një kërcënim madhor jo vetëm për Izraelin por edhe për gjith botën” tha ai, duke shpreh shqetësimet e tij në lidhje me uraniumin e pasuruar dhe zhvillimet bërthamore të Iranit.

“Duhet ta perkrahim njëri tjetrin dhe te bashkpunojmë që të ndalojmë Iranin” tha Netanyahu. Irani dhe shtetet isalmike janë duke bërë gara per udhëheqjen e militanizimit islamik” shtoi ai.

Kreu i qeverisë izraelite është shprehur se bisedimet për programin bërthamor të Iranit duhet të anulohen duke shtuar se ky është një detyrim moral.

Ndërkohë që Netanyahu fliste në Kongres, Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry  dhe ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif ndodhen për bisedime në Gjenevë.

Shpërndaje në rrjete sociale