Kryeministri italian, Paolo Gentiloni, tha se nuk ka të dhëna nëse sulmuesi i tregut në Berlin, i cili u qëllua për vdekje në Milano, ka pasur kontakte të rëndësishme në Itali.
Hetuesit italianë janë duke u përpjekur të përcaktojnë nëse Anis Amri është urdhëruar nga ndonjë rrjet xhihadist në Itali, transmeton arbresh.info.
Gentiloni tha se përkundër punës së mirë të policisë, Italia do të vazhdojë të mbajë masat e larta të sigurisë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Amri ishtë radikalizuar në Itali, gjatë kohës që ishte në burg.
“Ne e dimë se në shumicën e rasteve, radikalizmi ndodh në bugjet tona”, tha Gentiloni.
Prokurori i lartë italian për anti-terrorizmit, Franco Roberti, i tha gazetës La Repubblica se Amri ‘kishte gjetur bindjet ekstremiste në burg, në kohë dëshpërimi dhe izolimi’./Arbresh.info
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it