Kryeministri Thai Prayuth Chan-oka zyrtarisht dha dorëheqje si kreu i qeverisë ushtarake të hënën, duke thënë se vendi do te funksionoj si një demokraci normale pas pesë vjet regjimi ushtarak.
Prayuth qëndron si kryeministër me mbështetjen e partive pro-ushtarake ne parlament dhe shtëpisë së lartë ushtarake nën kushtetutë që kritikët thonë se mbyt demokracinë dhe mishëron një rol politik per ushtrinë shkruan Arbresh.info
Prayuth, në një kanal televiziv kombëtar, tha se regjimi ushtarak ka sjell sukses në shumë fusha, prej rregullimit të problemeve për peshkim ilegal e deri te trafikimi i qenieve njerëzore dhe shpëtimin e 12 futbollisteve të ngecur në shpellë vitin e kaluar.
“Tailanda tani është plotësisht një vend demokratik me një monarki kushtetuese, me një parlament anëtarët e të cilit zgjidhen nga populli”, tha Prayuth.
“Të gjitha problemet do të adresohen në bazë të sistemit demokratik pa përdorimin e ndonjë fuqi tjetër,” tha ai, duke iu referuar fuqive gjithëpërfshirëse që pushteti ushtarak kishte./Arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...