Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka paralajmëruar mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir.
Ai për këtë kujtoi atë që kishte ndodhur 24 vite më parë në Srebrenicë, ku myslimanët u masakruan nga forcat serbe.
“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën,” pyeti Khan në Twitter.
“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, tha ai.
Në gusht India i hoqi rajonit të Kashmirit autonominë duke bërë që tensionet mes Pakistanit dhe Indisë të rriten./Gazeta Express/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin