Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oil, ka dhënë dorëheqje të martën, ka bërë të ditur një ndihmës i tij, në kohën kur protestuesit kundër korrupsionit sfiduan orën policore të pacaktuar dhe u përplasen me forcat e sigurisë, një ditë pasi 19 persona humbën jetën në protestat e dhunshme të shkaktuara nga ndalimi i rrjeteve sociale.
Qeveria e Olikut e hoqi ndalimin për rrjetet sociale pasi protestat morën përmasa të dhunshme, duke lënë të vdekur 19 persona dhe mbi 100 të plagosur, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar protestuesit që përpiqeshin të hynin në parlament të hënën.
Kjo valë e dhunës është më e rënda në dekada në këtë shtet të varfër himalajas, i cili ndodhet mes Indisë dhe Kinës dhe ka vuajtur prej kohësh nga pasiguria politike dhe paqëndrueshmëria ekonomike, veçanërisht pas protestave që çuan në përmbysjen e monarkisë në vitin 2008.
“Kryeministri ka dhënë dorëheqje,” tha për ndihmësi i tij, Prakash Silwal, një veprim që fut vendin në një tjetër fazë pasigurie politike.
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president