Në takimin Rama-Guterres u diskutua për “programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të KS-OKB-së dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në New York është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.
Kryeministri Rama dhe ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, po realizojnë një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadër të marrjes së Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria më 1 qershor.
Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, në takimin Rama-Guterres u diskutua për “programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të KS-OKB-së dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar”.
Kujtojmë se Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.
Shqipëria do të marrë për herë të parë Presidencën në KS-OKB në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022./AA/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A