Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi se armëpushimi i nënshkruar mes Izraelit dhe Hezbollahut do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për civilët në rajon.
Në një deklaratë me shkrim lidhur me armëpushimin në Liban që u nënshkruar mes Izraelit dhe Hezbollahut, Starmer tha se kjo marrëveshje pritej një kohe të gjatë.
“Armëpushimi do të sjellë një lehtësim të rëndësishëm për civilët në rajon të cilët prej muajsh kanë paguar çmimin e konfliktit. Kjo marrëveshje duhet të kthehet në një zgjidhje politike që bazohet në rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili parashikon kthimin e civilëve nga të dyja palët në shtëpitë e tyre”, tha Starmer.
Ai vuri në dukje se vendi i tij dhe aleatët do të vazhdojnë të punojnë për një paqe të përhershme në Lindjen e Mesme. “Duhet të shohim një përparim urgjent në marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve dhe heqjen e pengesave ndaj ndihmës humanitare që nevojitet”, theksoi Starmer./abcmews.al
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...