Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
“Për fat të keq, rezultati i testeve tona është pozitiv”, tha kryeministri Pashinian gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Politikani që me 1 qershor i mbushi 45 vjet, jeton me bashkëshorten dhe tri vajza. Djali i tij është duke shërbyer në ushtri dhe nuk jeton me familjen.
Pashinian tha se nuk ka pasur simptoma, por e bëri testin pasi planifikoi t’i vizitonte trupat ushtarake. Ai shtoi se e mori rezultatin e testit të dielën.
“Pas kësaj, e tërë familja ime u testua dhe edhe testet e tyre dolën pozitive”, tha ai, duke shtuar se asnjëri nga anëtarët e familjes nuk ka pasur simptoma të koronavirusit më herët.
Pashinian tregoi se është vetëizoluar në rezidencën e tij dhe do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga ai vend.
Ai beson se është infektuar me koronavirus nga një kamerier, i cili e kishte shërbyer me ujë.
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...