Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se Turqia është vendi që punon më shumë për paqen gjatë luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Di Maio në një deklaratë të dhënë për një radio tha se pavarësisht kundërshtimeve, nevojiten përpjekje për të përshpejtuar diplomacinë dhe se diplomacia është elementi kryesor.
Bashkimi Evropian (BE) duhet të inkurajojë një konferencë paqeje, tha Di Maio, duke shtuar: “Përpara armëpushimit duhet të inkurajojmë një konferencë paqeje. Vendi që punon më shumë për paqen është Turqia e cila mund të bisedojë me të dyja palët”.
Duke u shprehur se mes zyrtarëve italianë dhe atyre rusë janë përjetuar disa grindje “me fjalë të forta”, ministri Di Maio vuri theksin se përkundër kësaj, me Moskën kanë pasur gjithmonë një kanal të hapur.
Kryediplomati italian ndër të tjera theksoi se nëse nuk i ndërpresin burimet financiare presidentit rus Vladimir Putin me sanksione, ai do të vazhdojë të financojë këtë luftë dhe nuk do të mendojë asnjëherë të ulet në tryezë.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj