Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pritet ta vizitojë Teheranin të hënën. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Iranit.
“Borrell do ta vizitojë Iranin nesër për herë të parë që nga zgjedhja në detyrë. Ai pritet të takohet me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe zyrtarë tjerë të lartë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Moussavi.
Moussavi nuk dha hollësi për kohën e saktë të arritjes së Borrell-it dhe për atë se sa do të qëndrojë në Iran zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian.
Vizita e tij në Iran vjen në kohën kur tensionet mes Perëndimit dhe republikës islamike janë rritur për shkak të programit bërthamor të Iranit, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Para disa ditëve, Borrell bëri thirrje për takim mes palëve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në përpjekje për ta mbajtur në fuqi paktin e rëndësishëm, i cili është sfiduar që nga largimi i Shteteve të Bashkuara në vitin 2018.
Në vitin 2015, Irani kishte arritur marrëveshje me fuqitë e mëdha që ta kufizojë pasurimin e uraniumit në këmbim të largimit të sanksioneve ekonomike.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja