Kryebashkiaku i Stambollit, Kadir Topbaş, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Bashkinë e Stambollit, kryebashkiaku Topbaş është shprehur se “Opozita nga këtu dëshiron të prodhojë politikë. Unë nuk e lejoj këtë, nuk e lejoj kurrë. Unë që nga dita e sotme jam larguar, jam dorëhequr nga detyra e kryetarit të bashkisë. Por kurrë nuk kam ndonjë mangësi me partinë time politike. Unë jam anëtar në partinë time. Nga këto nuk del asnjë material për opozitën”.
“Gjatë detyrës bashkë me ekipin tonë kemi patur qëllim punën dhe për ti shërbyer Stambollit me qëllimin tonë për të lënë gjurmë të bukura. Kjo gjë është vlerësuar, ku qytetarët tanë e kanë treguar këtë duke na bërë vend në zemrën e tyre. Për këtë unë shpreh falënderimet e mia dhe kam dëshirën që të jem gjithmonë në ato zemra”, është shprehur ndër të tjera Topbaş.
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend