Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq deklaroi se qeveria e këtij vendi kalon në planin B, që nënkupton, lejimin për kalim të refugjatëve, para se gjithash të shkojnë në drejtim të Hungarisë dhe pastaj drejt Sllovenisë, raporton AA.
Milanoviq, deklaroi se mbyllja e vendkalimeve kufitare me Serbinë, nuk nënkupton mbylljen e kufijve me atë shtet. “Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë, sepse Kroacia është rruga më e shkurtër. Është për keqardhje të mbyllësh Bajakovo-n sepse Kroacia nëpërmjet këtij vendkalimi fiton shumë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“Të mbyllësh fushat me misër është e pamundur” tha Millanoviç duke shtuar se nuk e dëshiron Kroacinë me kufij të mbyllur, dhe se Kroacia mund të pranojë disa qindra njerëz. Sipas kryeministrit kroat, qeveria e vendit të tij nuk dëshiron të vë në rrezik sigurinë e qytetarëve, por jo nga terrorizmi, por se nuk dëshiron të kërcënoj qarkullimin rrugorë dhe turizmin, duke frikësuar turistët se nuk do të mund të dalin jashtë nga shteti.
Kryeministri tha se politika e Angele Merkel është qëllimmirë, por se ka pasojat e veta. Pezullimin e Schengen-it nuk e sheh si fillimin e fundit të Bashkimit
Evropian, sepse i njëjti sipas tij, është themeluar në rrethana tjera.
“Njerëzit nuk dëshirojnë të evidentohen në Kroaci apo Hungari, që shkaku i rregullave të Dublinit të jenë të detyruar të kthehen atje. Shkatërrimi i Schengen-it ka ndodhur në kufijtë e jashtëm, në ishujt grek” tha ai.
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, tha se refugjatët do të trajtohen në mënyrë humane, pa praninë të qeneve dhe gjërave tjera që janë parë nëpër kufijtë tjerë.
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë