Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 78 viktima dhe 3.363 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Rastet aktive arrijnë shifrën 25.035. Nga Mbrojtja Civile bëjnë të ditur se mes tyre 2.864 pacientë janë në trajtim ndërsa prej tyre 295 në respiratorë.
Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë shënuar gjithsej 175.886 raste me koronavirus, nga të cilët 2.640 kanë humbur jetën ndërsa 148.211 persona janë shëruar, nga të cilët 3.520 në 24 orët e fundit.
Në vetëizolim aktualisht janë 59.388 persona. Deri më tani janë testuar 882.282 persona, nga të cilët 9.767 në 24 orët e fundit./AA/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...