Presidenti amerikan Donald Trump thotë se mund të anulojë takimin me presidentin Vladimir Putin pas një përplasjeje detare në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Trump i tha Washington Postit që ishte duke pritur për një raport të plotë, pasi anijet ruse gjuajtën dhe konfiskuan tri varka ukrainase të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Dy liderët do të takohen në kuadër të samitit të G20-ës në Buenos Aires gjatë fundit të javës.
Ndërkohë, SHBA u ka kërkuar shteteve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën.
Zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Heather Nauert ha se Uashingtoni donte të shihte vendosje më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë./Arbresh.info/
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...