Komisioni Europian ka nisur veprim ligjor kundër tre vendeve anëtarë të BE-së, duke pretenduar se Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke nuk kanë “ndërmarrë veprimet e nevojshme” në trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve.
Varshava, Budapesti dhe Praga janë akuzuar se nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre në trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve sipas një planit të vitit 2015, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratëne lëshuar nga BE-ja thuhet se tre vendet e BE-së kanë vepruar ‘duke shkelur detyrimet e tyre ligjore’.
“Në këtë sfond … Komisioni ka vendosur të nisë procedurat e shkeljes kundër këtyre tre shteteve anëtare”, vazhdon deklarata.
Në janar, vendet brenda bllokut kanë zhvendosur pothujase 10,300 persona nga Italia dhe Greqia, ndërsa në deklaratë thuhet se ‘ritmi i zhvendosjes është rritur ndjeshëm’.
Në total, rreth 21 mijë azilkërkues janë shpërndarë në të gjithë Europën, 14 mijë nga ta janë zhvendosur nga Greqia dhe Italia.
Kryeministri çek Bohuslav Sobotka vendimin e Brukselit e quajti plan ‘jofunksional’, ndërsa Varshava përkundër vendimit të Brukselit ka shtuar se nuk synon të ndryshojë politikën aktuale të migracionit dhe nuk ka ndërmend të pranojë kuoten e refugjatëve./Arbresh.info
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit