Lideri i opozitës Alexei Navalny është arrestuar në shtëpinë e tij para protestës së paralajmëruar në Moskë.
“Aleksei është arrestuar në hyrje të bllokut të apartamentit”, ka thënë bashkëshortja e tij Yuliya Navalny, duke shtuar “planet tona kanë ndryshuar”, transmeton portali arbresh.info.
Navalny ka bërë thirrje tek mbështetësit për protesta kundër korrupsionit në tërë Rusinë.
Ka pasur disa arrestime nëpër protesta në lindje të vendit.
Të paktën 10 vetë u arrestuan në një miting në qytetin e Vladivostok, ndërsa katër vetë u arrestuan në Blagoveshchensk dhe të paktën një tjetër në Kazan.
Navalny pritej të merrte pjesë në protestën që do të mbahet sot në Moskë. Atij më parë i ishte dhënë leje për të zhvilluar një tubim në Akselin e Sakharovës, por ndryshoi vendndodhjen në prag të demonstratës në Rrugën Tverskaya, pranë Kremlinit./Arbresh.info
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë