
People take pictures on Tiananmen Square as the portrait of China's late Chairman Mao Zedong is seen in the background in Beijing, China, on the 40th anniversary of his death September 9, 2016. REUTERS/Thomas Peter
Një profesor kinez është shkarkuar nga detyra pasi kritikoi Mao Zedungun në 123 vjetorin e lindjes së tij.
Mao, i cili vdiq më 9 shtator 1976, ende nderohet nga Partia Komuniste në Kinë si themelues i Kinës moderne dhe fytyra e tij shfaqet në çdo kartëmonedhë kineze, transmeton arbresh.info.
Ai vazhdon të mbetet figura më e respektuar nga të majtët të cilët besojnë se vendi është bërë shumë capitalist dhe i pabarabartë gjatë tri dekadave të fundit.
Deng Xiaochao, profesor i artit në Universitetin Shandong Jianzhu në Kinën qendrore, përmes rrjetit social ka kritikuar Mao Zedung, duke sugjeruar se Mao ishte përgjegjës për krizën që çoi në 3 milionë vdekje dhe për Revulocionin Kulturor që dërgoi në vdekje 2 milionë njerëz.
Postimi është fshirë menjëherë nga rrjeti social dhe qeveria ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga puna menjëherë.
Menjëherë pas publikimit të kritikës mbështetësit e Maos kanë dalur në rrugë për të protestuar kundër profesorit, duke mbajtur në duar parrolla: “Ai që kundërshton Mao është armik i popullit”.
Kritikat e tilla publike janë shumë të rralla në Kinë./Arbresh.info
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...