Google ADS

Kriminelët gjenial (video)

13:22 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Trafikantët e drogës gjithmonë shpikin metoda të reja dhe shumë të sofistikuara për t’i shpëtuar kontrolleve policore. 

Një metodë fort e sofistikuar dhe shumë origjinale vjen nga Shtetet e Bashkuara. Një patrullë policie ndalon një makine për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Pasi qe u pyet nga policia nëse kishte ndonjë lëndë ilegale në mjet dhe ai e mohoi këtë gjë, oficeri e urdhëroi që të qëndronte në makinë deri sa të sillte një qen antidrogë për ta nuhatur.

Posa u largua polici, nga makina fluturuan dy tullumbace që kishin të lidhur një qese të vogël. Oficeri  u përpoq të qëllonte tullumbacet, por nuk ia arriti.

Drejtuesi i mjetit u arrestua, por e vetmja provë ishin pamjet filmike të marra nga kamera e makinës së policisë dhe asgjë tjetër. Drejtuesi i mjetit vazhdo të mohojë që qesja që po fluturonte bashk me tullumbacet ishte drogë.

Fatkeqësisht, vetëm me pamjet filmike dhe në mungesë të lëndës narkotike të sekuestruar, vështirë se në gjykatë i ndaluari do të dalë fajtor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale