Postimet e presidentit amerikan Donald Trump në Moskë shihen si pozicion zyrtar i tij dhe lexohet nga homologu i tij rus Vladimir Putin.
Donald Trump ishte një përdorues aktiv i Twitterit edhe para se të zgjidhej president, ku e shfrytëzonte këtë platformë për të treguar pikëpamjet e tij mbi politikën dhe çështjet botërore, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të martën se nuk ishte çështja e tij për të komentuar mbi veprimet e Trump, por shtoi: “Në çdo rast, gjithçka që është publikuar nga llogaria e tij e autorizuar e Twitter është perceptuar nga Moska si deklarata e tij zyrtare, shkruan Reuters.
“Natyrisht, është raportuar për Putinin së bashku me informacione të tjera në lidhje me deklaratat zyrtare nga politikanët,” tha Peskov, duke shtuar se Putin nuk ishte një përdorues i Twitter.
Aktiviteti i Trump në Twitter ka shkaktuar më parë polemika. Shkrimet e tij nxitën zemërim në Britani muajin e kaluar dhe një qortim të ashpër të kryeministres Theresa Maj, kur ai shpërndau videot kundër Islamit nga një grup britanik i ekstremit të djathtë./Arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...