Kremlini ka refuzuar SHBA-të dhe BE-në për lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë atyre që u cilësuan si protesta të paligjshme ditën e diel.
“Nuk mund ti pranojmë thirrjet”,-tha zëdhënësi i qeverisë, Dimitri Peskov, i cili përgëzoi policinë për profesionalizmin e treguar.
Nga ana tjetër ai akuzoi organizatorët e protestave për provokim dhe blerjen e manifestuesve të mitur me para.
Qindra njerëz u arrestuan të dielën në lidhje me protestat masive, më të mëdhatë që prej viteve 2011-2012, mes tyre edhe lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni. Një gjykatë në Moskë e dënoi atë me 15 ditë burg për mosbindje të urdhrave policore. Përpara se të shfaqej në gjykatë, 40 vjeçari përshëndeti mbështetësit me një mesazh në Twitter.
“Do të vijë koha kur në gjyq do të dalin ata”, tha ai.
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë