Kremlini tha të hënën, se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014, është pjesë e pandashme e Rusisë dhe nuk është në rendin e ditës në takimin e presidentit Putin me presidentin Trump, që do të zhvillohet këtë muaj në Helsinki.
Presidenti Putin është i hapur për kompromise me presidentin Trump për gjithë çështjet e tjera, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dimtri Peskov në një konferencë shtypi.
Të shtunën presidenti Trump, nuk e përjashtoi mundësinë për ta pranuar aneksimin e Krimesë. I pyetur nga gazetarët në se, ashtu siç ishte njoftuar, po e shqyrtonte si mundësi që të hiqte dorë nga kundërshtimi i Uashingtonit për aneksimin e Krimesë, presidenti Trump u përgjigj duke thënë “mbetet për t’u parë”.
Pranimi se Krimea nuk do t’i kthehet kurrë Ukrainës, do të përbënte një lëshim të madh për Rusinë, e cila është nën sanksione për shkak të marrjes së këtij territori me forcë.
Dje në një intervistë për rrjetin CBS, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, tha se qëndrimi i Uashingtonit nuk ka ndryshuar, megjithëse, i pyetur më tej mbi këtë çështje, shtoi se, presidenti është ai që i përcakton politikat. Më 11 korrik presidenti Trump takohet me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel dhe më 16 korrik do të takohet me presidentin Putin në Helsinki./voa/
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...