Një nga mbështetësit kryesorë të luftës së Putin në Ukrainë ka dalë me një deklaratë të pazakontë, ku shprehet se ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina.
Është pikërisht kreu i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, i cilësuar si ushtria private e Putin ai që kërkon nga autoritetet ruse që t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prigozhin shprehet se Rusia i ka arritur objektivat në këtë luftë duke vrarë pjesën më të madhe të meshkujve ukrainas dhe trembur pjesën tjetër. Sipas tij, ajo që i mbetet tashmë Kremlinit është të ruajë kontrollin në territoret e fituara.
Deklarata e Prigozhin është tepër e fortë ndërkohë që ende nuk ka një reagim për të nga Kremlini.
Yevgeny Prigozhin është një nga figurat më të rëndësishme në krah të Putin dhe për shumë ekspertë ushtarakë të huaj, ai mund të jetë dhe një ndër pretendentët për fronin përmes një grushti shteti.
Javët që lamë pas kreu i Wagner ka lëshuar dhe akuza ndaj krerëve të ushtrisë ruse, të cilët sipas tij lanë pa armë mercenarët në Bakhmut, duke humbur qindra njerëz./A2CNN
Australiania vendos rekord botëror me 7,079 tërheqje në 24 o...
Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Siri...
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të auto...
Berisha: Të krijohet urgjentisht qeveri teknike për të përga...
Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, ishte nga Mitrovica
Netanyahu: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar program...