Gjykata e Gjenevës është dashur të shqiptonte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese.
Dënimi me 14 vjet burg për financierin e pasur nga Gjeneva i cili kishte porositur një kosovar për t`ia vrarë të shoqen, është shumë i butë. Kështu mendon Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë e cila ka vendosur që lëndën ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Gjenevës, shkuan radio.li.
Kështu, sipas gjykatësve nga Lozana faji i bashkëshortit peshon rëndë. Ai ndërkohë që gruas së tij i bënte dhurata, po planifikonte vrasjen e saj, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.
Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës është një dënim shumë i butë.
Gjykata e Gjenevës është dashur të shqiptonte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur, transmeton albinfo.ch. Ndërsa edhe dënimet me 9 gjegjësisht 7 vjet burg për dy pjesëmarrës të tjerë në sulm, janë sipas Lozanës, tepër të buta.
Kosovari e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e financierit në Gjenevë me thikë nga mbrapa.
Por ajo, e plagosur rëndë kishte shpëtuar nga më e keqja.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...