Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Burime të Veriu.info nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndrri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.
Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Veriu.info merr vesh se viktima është me prejardhje nga fshati Kastriot (ish Kostërc), komunës së Skenderajt,ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune
Familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës