Portugalia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila e lejon qeverinë të kufizojë lirinë e lëvizjes për të frenuar përparimin e pandemisë së koronavirusit në vendin me 10 milionë banorë.
“Unë kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një vendim i jashtëzakonshëm në një periudhë të jashtëzakonshme”, tha presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, gjatë një fjalimi të transmetuar në television, njofton Klan Kosova.
“Nuk është një ndërprerje e demokracisë. Por është demokracia ajo që po përpiqet të parandalojë një ndërprerje të pariparueshme të jetës së njerëzve”, shpjegoi ai për të justifikuar këtë vendim, i cili nuk është parë që nga 1974.
Qeveria do të marrë masa konkrete, të cilat mund të përfshijnë kufizime në lëvizjen e lirë.
Ato do të shpallen të enjten pas mbledhjes javore të kabinetit.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...