Italia ka regjistruar sot një rritje në numrin e viktimave dhe të rasteve pozitive me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit.
Dita e sotme ka shënuar 117 viktima e 584 raste më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,072 ndërsa personat e infektuar deri më sot janë 231,139.
Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus janë reduktaur në 50,966.
7,729 prej tyre po kurohen në strukturat spitalore, 505 në repartet e terapisë intesive e 42,752 në kushte izolimi shtëpiak.
Numri i personave të shëruar nga koronavirus ka rritur në 147,101 e janë 2,453 të shëruar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.
Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar sot 58 viktima më shumë duke e çuar nurmin e tyre total në 15,954 e janë 384 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirus në rajonin e Lombardisë është 87, 801.
Në Itali deri më sot janë kryer 3,607,251 tampone. Rajonet Marche, Bolzano, Umbria, Valle D’Aosta, Basilicata nuk kanë regjsitruar asnjë rast pozitiv me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit./oranews
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...