Koreja e Veriut ka paralajmëruar që lufta bërthamore mund të shpërthejë çdo moment, ndërsa pretendon që është duke zhvilluar një raketë që mund të arrijë bregun Lindor të SHBA-ve.
Pheniani ka thënë që i tërë kontinenti amerikan është brenda rrezes së tyre dhe ka kërcënuar me dënim të rëndë Amerikën, nëse ajo guxon të pushtojë territorin e shenjtë, transmeton portali arbresh.info
Deklarata drithëruese vjen pasi një zyrtar i Koresë së Veriut pretendoi se kombi i fshehtë po ndërtonte një raketë të aftë për të udhëtuar më shumë se 6.000 kilometra.
Raketa e re do të ishte e aftë të arrinte edhe bregun lindor të SHBA-së, një nga zyrtarët e Kim Jong-un pretendon.
Ndërkohë edhe Rusia e BE-ja kanë nënshkruar dekrete për t’i vendosur vendit autoritar sanksione të reja ekonomike./arbresh.info/
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë