Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara se do të përballen me ‘fatkeqësinë më të madhe’ nëse vazhdojnë të ‘provokojnë’.
Media shtetërore në vendin komunist ka përcjellë një deklaratë të liderit Kim Jong-un, ku thuhet se ‘testimi me raketa më të mprehta dhe më moderne do të thotë se synojmë SHBA-të”, transmeton portali arbresh.info
“Nëse imperialistët amerikanë na provokojnë pa u lodhur, atëherë ata i pret fatkeqësia më e madhe”, thuhet në raportin e cituar nga media koreano veriore.
Shteti komunist ka arritur të kryejë një provë të ‘përsosur’ të një bombe me hidrogjen që mund të ngarkohet në një raketë ndërkontinentale. Testimi ka shkaktuar një tërmet prej 6.3 shkallës.
Testimi i fundit është dënuar ashpër nga liderët botërorë, të cilët kërkojnë një zgjidhje të situatës në mënyrë demokratike./arbresh.info/
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë