Ushtria e Koresë Jugore ka filluar stërvitjet për mbrojtjen nga raketat bërthamorë, duke simuluar një sulm në zonën bërthamore të Veriut, që përfshinte avionë luftarakë dhe një raketë ballistike raporton Yonhap.
Ushtrimi i kombinuar përfshiu raketën balistike Hyunmoo-2A të Koresë së Jugut, si dhe raketa ajrore-toke me rreze të gjatë, të cilat “arritën me saktësi objektivat e tyre të përcaktuara, transmeton portali arbresh.info
Stërvitjet kishin për synim Detin e Japonisë, në një interval që korrespondon me distancën e vendit të provës bërthamore nga Pheniani, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Ushtria shtoi se ushtrimi i kryer nga forcat e Koresë së Jugut është vetëm demonstrimi i parë i fuqisë së tyre, duke paralajmëruar se po “përgatisin kundërmasat shtesë”.
Të dielen, Pheniani ka testuar raketën e gjashtë balistike me hidrogjen, e cila më pas shkaktoi edhe një tërmet artificial.
Kina dhe Rusia kanë dënuar ashpër kryerjen e testit, por kanë kërkuar nga Uashingtoni dhe Seuli që të tregojnë përmbajtje.
SHBA-të kanë deklaruar se janë të gatshme të reagojnë në mënyrë ushtarake nëse vendi dhe aleatët e saj do të kërcënohen nga regjimi koreano verior./arbresh.info/
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...