Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut, ministria e jashtme e kësaj të fundit thotë se nuk do të negociojë për armët bërthamore.
Gjithashtu diplomacia veri-koreane ka thënë se amerikanët duhet të pajtohen me statusin bërthamor të Koresë së Veriut, transmeton portali arbresh.info
Pheniani posedon armë bërthamore dhe raketa balistike, por do t’i përdorë ato vetëm në rast të kërcënimit ndaj vendit, sipas ministrisë.
“Koreja e Veriut jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të një sulmi bërthamor nga SHBA. Javën e kaluar u kryen ushtrimet e papara me avionë amerikanë dhe bombardues strategjikë. Dhe çdo veprim nxit një kundër-veprim. Udhëheqësi ynë e ka sqaruar qëndrimin tonë, që sugjeron se ne do të qetësojmë SHBA-të dhe do t’i përgjigjemi zjarrit me zjarr”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë./arbresh.info/
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...