Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi sot Koreja e Jugut. Duket se bëhet fjalë për një provokim të ri të Phenianit pas përfundimit pa sukes të negociatave të fundit me Shtetet e Bashkuara.
Koreja e Veriut i hodhi raketat në det nga qyteti Wonson, në bregun lindor të vendit, pak pas orës 9 sipas orës lokale, njofton përmes një deklarate Shtabi i Ushtrisë së Koresë së Jugut.
Nuk ka hollësi për raketat e hedhura, por provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi nuk përbëjnë shkelje të sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pheanianit.
Koreja e Veriut nuk ka bërë ende komente mbi provat e fundit.
Presidenti Trump është informuar në hollësi mbi këto zhvillime nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, njofton një zyrtar i lartë i administratës.
Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve amerikane. Që pas mbylljes pa rezultat të bisedimeve mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior në shkurt në Hanoi, Pheniani ka ndërmarrë një numër aktesh që përshkallëzojnë tensionet.
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...