Asambleja Supreme e Popullit të Koresë së Veriut ka miratuar një dekret, i cili duke nisur nga 5 maji i këtij viti, do të jetë i njëjtë me zonën kohore të Phenianit me atë të Seulit.
Për sa i përket meridianit të Greenwichit nuk do të ketë më shumë se tetë orë e gjysmë, siç ishte në fuqi nga data 15 gusht 2015, por nëntë. Tani qeveria dhe autoritetet do të kenë “detyrimin për ta bërë dekretin efektiv”. Seuli e diel parashikoi vendimin e njoftuar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un në samitin e së premtes.
Vendimi i Veriut për të kthyer akrepat 30 minuta prapa është marrë në vitin 2015 për të sjellë orarin përsëri në përdorim sikundër para sundimit kolonial japonez të 1910/45. Ishte një protestë kundër “imperializmit të xhindosur të Japonisë”, kishte njoftuar atëherë Pheniani, duke parë që tetë orët e gjysmë ishin efektive në gadishullin Korean deri në vitin 1910, viti i pushtimit.
“Ndihem i dëshpëruar teksa shikoj dy orë të varura në murin e Shtëpisë së Paqes, një për Seulin dhe një për Phenianin”, tha diktatori Kim Jong-un gjatë takimit të nivelit ndër-korean të premten. “Që kur kemi ndryshuar zonën kohore, ne do të kthehemi në atë origjinale, që mund të bëhet publike”, shtoi ai.
Seuli heq altoparlantët për propagandën – Edhe nga Seuli, mbërrijnë sinjale të shkrirjes së “akujve”. Që prej ditës së mërkurë, ministria e Mbrojtjes koreano-jugore, do të nisë operacionin për heqjen e altoparlantëve të fuqishëm të sistemuar përgjatë kufirit ushtarak dhe të përdorur në aktivitetet e propagandës kundër Veriut./gsh/


Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...