Lideri veri-korean Kim Jong-un mund të ndërpresë bisedimet e çarmatosjes me Shtetet e Bashkuara dhe të rinisë testimet raketore e bërthamore, thotë një zyrtar i lartë.
Zëvendësministrja e jashtme Choe Sun-hui tha për diplomatët e huaj që SHBA hodhi poshtë një “mundësi të artë” në një samit të fundit mes presidentit Trump dhe Kim, transmeton portali arbresh.info.
Koreja e Veriut ka ofruar prishjen e kompleksit kryesor bërthamor Yongbyon.
Por bisedimet dështuan pasi zoti Trump refuzoi të heqë sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk shkatërroi të gjitha vendet e saj bërthamore.
Kim është i vendosur të bëjë një njoftim zyrtar në pozitën e tij lidhur me bisedimet e ardhshme me SHBA së shpejti, tha zonja Choe në Phenian./Arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës