Koreja e Veriut ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë dëshmi për të mbështetur pretendimet e saj se sulmi kibernetik WannaCry ishte ndërtuar nga Pheniani.
Sulmi ka dëmtuar 200,000 kompjuterë në 150 vende më parë në 2017, transmeton portali arbresh.info
Pretendimet e Uashingtonit janë thjesht një “provokim i pabazë” i përdorur për të krijuar tensione midis vendeve, tha Pak Song Il, ambasadori i Koresë së Veriut për çështjet amerikane në OKB.
Pheniani i konsideron këto pretendime një përpjekje për të krijuar një “atmosferë jashtëzakonisht konfrontuese”, deklaroi zyrtari më i lartë i Veriut. “Nëse ata janë aq të sigurt, na tregoni provat,” shtoi i dërguari.
Më parë në dhjetor, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Tom Bossert, shkroi një Op-Ed duke pohuar se SHBA ka prova se ishte Koreja e Veriut pas sulmit kibernetik WannaCry, duke cituar një “hetim të kujdesshëm.
Bossert e quajti Phenianin si fajtor në sulmin, megjithëse asnjë organizatë apo person i lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut nuk u emërua në mënyrë specifike./Arbresh.info/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit