Koreja e Veriut ka dërguar sërish balona me mbeturina pranë kompleksit presidenciale të Koresë së Jugut në kryeqytetin e Seulit, sipas zyrtarëve. Është hera e parë që zyra e liderit të Koresë së Jugut, e cila është një zonë e caktuar e ndaluar fluturimi, preket nga balonat e lëshuara nga Pheniani.
Një ekip i reagimit kimik, biologjik dhe radiologjik u dërgua për të mbledhur balonat, tha shërbimi presidencial i sigurisë. Sipas një raporti, ushtria nuk i rrëzoi balonat pasi kishin frikë se kjo do të shkaktonte përhapjen e mëtejshme të përmbajtjes së tyre.
Balonat u lëshuan gjithashtu në pjesë të tjera të Seulit, me zyrtarët që u thanë banorëve që të shmangnin prekjen e balonave dhe t’i raportonin ato në njësinë më të afërt ushtarake ose stacionin e policisë.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut i thanë Reuters se me erën që fryn nga perëndimi, balonat e drejtuara drejt Jugut ka të ngjarë të zbarkojnë në provincën veriore Gyeonggi, provincën më të populluar të vendit, ku ndodhet kryeqyteti./abcnews.al
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...