
A healthcare worker prepares to administer a Covid-19 test at a temporary testing site outside Seoul Station in Seoul, South Korea, on Tuesday, Nov. 30, 2021. Amid the increase in critically-ill patients and concerns about the new variant, the country plans to roll out booster shots more quickly. Photographer: SeongJoon Cho/Bloomberg via Getty Images
Koreja e Jugut regjistroi 5,123 raste të reja Covid-19 të martën, një shifër rekord njëditore, sipas një njoftimi për lajmet nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), raporton CNN, transmeton arbresh.info.
KDCA tha se 5,075, infeksionet e reja u transmetuan në nivel lokal, me 4,110 në Zonën Metropolitane të Seulit.
Vendi raportoi gjithashtu 34 viktima të tjera, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3,658, sipas KDCA.
Ndërsa rreth 723 pacientë janë në gjendje kritike, shtoi KDCA.
Koreja e Jugut tani ka raportuar gjithsej 452,350 raste.
Që nga e mërkura, 82.9% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksine Covid-19 dhe 79.9% ishin të vaksinuar plotësisht, tha KDCA.
Rastet e dyshuara të Omicron: Koreja e Jugut po heton të paktën dy raste të dyshuara të variantit Omicron, me rezultatet që pritet të marrin të mërkurën.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut dhe KDCA do të formojnë një grup pune së bashku me ministritë përkatëse për t’iu përgjigjur variantit Omicron./arbresh.info/
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...