Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar njëzëri rezolutën që kërkon nga qeveria që të ashpërsohet kundërpërgjigjja ndaj shtypjes që Kina po ia bën pakicës myslimane në rajonin Xinjiang.
Kjo rezolutë i bën thirrje presidentit Trump që të vendosë sanksione kundër një anëtari të byrosë politike të Partisë Komuniste Kineze, ndonëse kjo kërkesë erdhi në një kohë të ndjeshme, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i japin fund luftës tregtare me Kinën.
Kina është zemëruar me masat e fundit të Shteteve të Bashkuara pasi presidenti Trump javën e kaluar e nënshkroi ligjit për përkrahje të protestave anti-qeveritare në Hong Kong, pavarësisht ankesave kineze.
Rezoluta për ujgurët, e miratuar me 407 vota “për” dhe vetëm një “kundër”, kërkon nga presidenti që ta dënojë keqtrajtimin e myslimanëve ujgurë dhe të bëjë thirrje për mbylljen e kampeve masive në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut.
Në këtë dokument gjithashtu kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të lartë kinezë, të cilët thuhet se janë përgjegjës për keqtrajtimin e pakicave fetare. Aty përmendet saktësisht emri i Chen Quanguo-s, sekretar i Partisë Komuniste.
Kina reagoi ashpër ndaj miratimit të kësaj rezolute. Ministria e Jashtme Kineze përmes një deklarate tha: “Ky dokument i diskrediton në mënyrë arrogante përpjekjet e Kinës për ta luftuar terrorizmin dhe paraqet ndërhyrje serioze në çështjet e brendshme të Kinës. U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që menjëherë t’i përmirësojnë gabimet e veta dhe ta parandalojnë shndërrimin e kësaj rezolute në ligj”, shkruan “The Guardian”.
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...