Sipas ministrit të Brendshëm polak, Mariusz Kaminski, Polonia po përgatitet për “skenarë të ndryshëm” duke përfshirë një fluks të mundshëm refugjatësh nëse Rusia do ta sulmonte Ukrainën.
“Është e qartë se për shkak të situatës në Ukrainë ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Një prej tyre janë veprimet e [provincave] lidhur me fluksin e mundshëm të refugjatëve nga Ukraina, të cilët, për shkak të një konflikti të mundshëm, mund të kërkojnë një strehë të sigurt në vendin tonë”, tha Kaminski, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Polonia dhe Ukraina ndajnë një kufi prej 332 miljesh.
Kryetari i qytetit lindor polak të Ciechanow tha të shtunën se atij iu kërkua nga qeveria rajonale që të përgatiste strehim për refugjatët e mundshëm.
“Na u kërkua të tregonim listën e objekteve të akomodimit për refugjatët, numrin e njerëzve që do të ishte e mundur të akomodoheshin, kostot e përfshira dhe kohën për përshtatjen e ndërtesave me një rekomandim deri në 48 orë”, shkroi Krzysztof Kosinski në Twitter. /arbresh.info/
Lexo edhe:
SHBA: Rusia mund të krijojë pretekst për të sulmuar Ukrainën
Rusia e sulmon Ukrainën të mërkurën? Flet këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit