Gjykata në shtetin e Kalifornisë në SHBA ka vendosur që disa kompani të kafesë të vendosin paralajmërimin “mund të shkaktojë kancer” në produktet e tyre
Kaliforni, kompanitë e kafesë detyrohen të vendosin paralajmërim për kancer.
Gjykata në shtetin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka vendosur që disa kompani të kafesë të vendosin paralajmërimin “mund të shkaktojë kancer” në produktet e tyre, raporton Anadolu Agency.
Procesi gjyqësor ka përfshirë 90 kompani, përfshirë edhe zinxhirin e famshëm të kafesë Starbucks, në kuadër të ligjit të Këshillit të Edukimit dhe Hulumtimit të Materieve Toksike i cili detyron informimin rreth substancave kimike.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Angelesit, Elihu Berle, tha se kompanitë e përfshira në procesin gjyqësor nuk kanë arritur të paraqesin prova se substanca kancerogjene që krijohet në fazën e pjekjes së kafesë nuk rrezikon shëndetin e njeriut.
Berle ka vendosur se kompanitë e kafesë duhet të vendosin paralajmërimin “mund të shkaktojë kancer” në produktet e tyre.
Këshilli thekson se substanca akrilamid që krijohet gjatë pjekjes së kafesë bën pjesë në mesin e substancave kimike në fjalë.
Nga ana tjetër, kompanitë pohojnë se substancat kimike në produktet e tyre janë në sasi të padëmshme dhe se duhet të përjashtohen nga ligji pasi, sipas tyre, pjekja e kafesë është proces natyror i nevojshëm për ta bërë kafenë më të lezetshme.
Disa kompani të tjera theksojnë se është e pamundur largimi i akrilamidit pa prishur lezetin e kafesë.
Në vitin 2016, Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi kafenë në listën e “kancerogjenëve të mundur”./AA
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...