Komiteti tha se partneriteti kombëtar është zgjedhje strategjike e pakthyeshme, duke shtuar se është e nevojshme të zhvillohet ky partneritet në të gjithë përbërësit e sistemit politik në Organizatën e Çlirimit të Palestinës.
Komiteti Qendror i lëvizjes palestineze Fatah miratoi unanimisht marrëveshjet e bëra me Hamasin në Stamboll rreth një javë më parë.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Komiteti Qendror i Fatahut u mblodh në Ramallah nën kryesinë e presidentit palestinez Mahmoud Abbas.
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar pas takimit thuhet se anëtarët e Komitetit Qendror të lëvizjes, Jibril al-Rujub, Ruhi Fettuh dhe Azzam al-Ahmed, shpalosën informacione në lidhje me takimet e zhvilluara me Hamasin në Stamboll.
Në deklaratë njoftohet se marrëveshjet e bëra me Hamasin në Stamboll u miratuan unanimisht.
Deklarata vë në dukje se partneriteti kombëtar është zgjedhje strategjike e pakthyeshme, duke shtuar se është e nevojshme të zhvillohet ky partneritet në të gjithë përbërësit e sistemit politik në Organizatën e Çlirimit të Palestinës.
Javën e kaluar, midis lëvizjes Fatah dhe delegacioneve të Hamasit u zhvilluan bisedime në Stamboll, ku u diskutuan çështjet si rezistenca popullore, krijimi i një lidershipi të unitetit kombëtar, një marrëveshje e përbashkët me pjesëmarrjen e grupeve palestineze dhe organizatave joqeveritare dhe zgjedhjet.
Husam Bedran, Shefi i Byrosë së Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit, njoftoi në një deklaratë në lidhje me bisedimet se kishin arritur një konsensus për çështje të rëndësishme me lëvizjen Fatah./AA/
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...