Komisioni Europian miratoi sot për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.
Ilaçi ka qenë në zhvillim që nga epidemia e Afrikës Perëndimore në vitin 2014 dhe u është dhënë personave me rrezik të lartë infeksioni, përfshirë punëtorët e kujdesit shëndetësor në Republikën Demokratike të Kongos.
“Gjetja sa më shpejt e një vaksine kundër këtij virusi të tmerrshëm, ishte përparësi për komunitetin ndërkombëtar”, deklaroi komisioneri europian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis, në Bruksel.
Njoftimi pason një rekomandim nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), që vlerësoi përfitimet dhe rreziqet e vaksinës.
Deri më tani, më shumë se 200 000 njerëz në Kongo janë imunizuar me ilaçin eksperimental dhe një vaksinë e dytë u prezantua në shtator./atsh/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...