Koha për ndryshim të regjimit, Irani po dështon në çdo nivel
Neokonservatorët amerikanë dhe ndërhyrësit liberalë po e shtyjnë Presidentin Donald Trump të rrisë presionin mbi Teheranin pas ditë së gjashtë të protestave antiqeveritare, shkruan rt, transmeton arbresh.info.
Ka mundësi të shtimit të sanksioneve ka bërë të ditur zëvendës sekretari i shtetit.
“Irani po dështon në do nivel pavarësisht marrëveshjeve të tmerrshme të bëra ne administrimin Obama.
Njerëzit e Iranit kanë qenë të shtypur për shumë vite, ata janë të uritur për liri. Koha për ndryshim të regjiit” ka thënë PRESIDENTI Trump ne profilin e tij në Twitter.
Nga ana tjetër sekretarja për media Sarah Huckabee Sanders ka thënë që Shtëpia e Bardhë po i mban të hapura opsionet.
“Amerika e pret ditën kur Irani do të radhitet në mesin e vendeve të lira të botës” ka shtuar Sanders gjatë një konference për media.
Ndërsa sanksionet, ka shtuar ajo, janë veç pjesë e nevojshme që ta shtyje Iranin përpara.
Ndërkohë presidenti suprem i Iranit ka thënë që protestat janë si shkak i ndërhyrjeve të jashtme dhe armiqve të vendit.
Ai ka fajësuar ndikuesit e jashtëm të cilët duan ndryshim të sistemit për të arritur një marrëveshje tjetër rreth çështjes së raktore e cila është arritur gjatë administrimit Obama
Gjithsesi, sot vazhdon dita e gjashtë e protestave dhe bëhet e ditur që 21 persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu edhe një fëmijë 11-vjecar.
Veç tjerash vendet si Franca, Rusia, Kina e Britania e Madhe kanë mbetur jashtë çështjes iraniane duke mos e konsideruar si qa të rëndësishme pasi një situatë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2009 dhe ka përfunduar brenda dy jave. atë botë kanë vdekur 30 persona si pasojë e protestave.
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...