Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila mbështet qeverinë në Jemen, njoftuan se është shkatërruar një dron i ngarkuar me bomba i lëshuar në jug të Arabisë Saudite nga Huthit e mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të forcave të koalicionit për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, thuhet se një dron i ngarkuar me bomba u lëshua në rajonin Khamis Mushayt në jugperëndim të vendit.
Në deklaratë thuhet se droni në fjalë u neutralizua nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Arabisë Saudite dhe se Huthit vazhduan të synojnë civilët por forcat e koalicionit morën masat e nevojshme kundër tyre.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, vazhdojnë përplasjet midis Huthive dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Huthit që nga shtatori 2014 kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Huthit e mbështetur nga Irani shpesh synojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe dronë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...