Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, besohet të ketë thënë më shumë se një herë që ushtria amerikane duhet t’i bombardojë uraganet me bombë bërthamore në mënyrë që t’ua humbasin fuqinë para se të arrijnë nga deti në tokë.
Sipas faqes amerikane “Axios”, presidenti amerikan tha gjatë një takimi me zyrtarët e lartë për siguri kombëtare kishte thënë: “Po e kuptoj, po e kuptoj. Pse nuk po i bombardojmë me bombë bërthamore?”
“Ata fillojnë të formohen pranë brigjeve të Afrikës dhe lëvizin nëpër Oqeanin Atlantik. E hedhim një bombë brenda syrit të uraganit dhe ajo do ta pengojë atë. Pse nuk mund ta bëjmë këtë”, citohet të hetë thënë lideri i shtetit më të fuqishëm në botë.
Duke cituar burime të paidentifikuara që ishin të pranishme në takim, kjo faqe amerikane raporton se njëri nga zyrtarët iu përgjigj presidentit me këtë fjalë: “Do ta shqyrtojmë këtë”.
“Axios” raporton se presidenti amerikan e kishte dhënë një ide të tillë edhe në një rast tjetër gjatë takimit me një zyrtar të administratës së Shtëpisë së Bardhë.
Biseda mes tyre ishte regjistruar në vitin 2017 në Këshillin për Siguri Kombëtare.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...