Numri i personave të vdekur dhe të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën vazhdimisht po ndryshon. Sidoqoftë, këto shifra mund të përcillen përmes një faqeje në internet, ku të dhënat plotësohen dhe rifreskohen shpesh.
Shifrat më të reja të personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus në botë mund t’i përcillni në këtë link:
Kjo faqe ofron edhe statistika në formë grafike në lidhje me rritjen e numrit të rasteve për secilën datë duke filluar nga 22 janari i këtij viti, transmeton Gazeta Express.
Në bazë të të dhënave që ndodhen në këtë faqe, tash për tash në botë janë mbi 111 mijë e 600 persona të infektuar, ndërsa mbi 3800 kanë vdekur.
Nga personat e infektuar, më shumë se 62 mijë janë shëruar nga virusi, kurse mbi 45 mijë persona janë duke u trajtuar. Rreth gjashtë mijë njerëz ndodhen në gjendje të rëndë.
Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zek...
Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturont...
19 komuna përfunduan procesin në QNR, shtohet numri i tavoli...
Arratisja e Altin Ndocit, dalin para Gjykatës së Durrësit te...
Rrahmani në 11-shen ideale të fazës së parë në Seria A
Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Kaçanik, njëri dër...