Sot filloi vaksinimi kundër Covid-19 në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Europian të njoftuar për nesër.
Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt.
Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edit Kwoizalla.
Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për për të kthyer jetën në normalitet.
Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29,422 njerëz kanë vdekur.
Vaksinimin kundër koronavirusit e kanë filluar edhe Hungaria dhe Sllovakia. /arbresh.info/
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje