“Nëse Rusia dhe NATO-ja nuk konsiderojnë opsione serioze diplomatike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, kthimi në luftën e ftohtë është shumë i mundshëm”, paralajmëroi ish-Sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger.
Në fillim të krizës në Ukrainë, tha Kissinger, diplomacia fleksibile mund të ketë parandaluar fatkeqësi dhe do të kishte mbrojtur një pjesë të madhe të territorit të Ukrainës.
“Në këtë pikë është e rëndësishme që NATO dhe Rusia të konsiderojnë seriozisht mundësitë diplomatike, në të kundërtën do të kthehemi në luftën e ftohtë”, tha një ish-diplomat amerikan për BBC.
Ai beson se NATO duhet të zhvillojë një strategji koherente për mbrojtje dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj.
“NATO duhet të zhvillojë aftësitë ushtarake që mund të përgjigjen me rreziqet me të cilat mund të përballen”- tha Kissinger./arbresh.info/
Përfundon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës
Gavi flet rreth fëmijëris së tij dhe ardhjes në Barcelonë
Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund m...
Trajneri i Portos me fjalë të mëdha për talentin 16 vjeçar, ...
Tentuan të transportonin armë me autobus në Gjermani, arrest...
Ballkani me video motivuese para ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb...